Aktualitet

U plagos me armë zjarri në Shkodër nga shoku i tij/ Vihet në pranga 24-vjeçari, nuk tregoi autorin

Autori rezulton të jetë shoku i të plagosurit, 22-vjeçari me iniciale E. Sh..

F.I
U plagos me armë zjarri në Shkodër nga shoku i tij/ Vihet në
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Arsen Beqiri, i cili mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy ditë më parë (23 dhjetor) në Shkodër është arrestuar nga policia. 24-vjeçari dha kallëzim të rremë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës. Autori rezulton të jetë shoku i të plagosurit, 22-vjeçari me iniciale E. Sh..

Shoku i tij është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Njoftimi i policisë:

Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën  penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur  A. B., 24 vjeç.

Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve Policia ka  shpallur në kërkim shtetasin  E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.

Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB