Aktualitet

Vrau dy vëllezër në Patos në '97, Gjykata e Fierit i shuan dënimin me burg Sokol Hoxhës

Prokurorja e çështjes, Malbora Dinaj, në kërkesën e saj përpara gjyqtares ka argumentuar se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.

zh.ll
Vrau dy vëllezër në Patos në '97, Gjykata e Fierit i
sokol hoxha

TIRANË- Gjykata e Fierit ka vendosur t’i shuajë dënimin me burg Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Prokurorja e çështjes, Malbora Dinaj, në kërkesën e saj përpara gjyqtares ka argumentuar se dënimi penal ndaj Hoxhës është parashkruar, pasi kanë kaluar afatet e përcaktuara në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale për parashkrimin e dënimeve.

Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA, u paraq sot në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie. Hoxha kërkoi parashkrimin e dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000. 

Një javë më parë, seanca në gjykatë u shty për ditën e sotme për të kërkuar informacion nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit. Çëshja po shqyrtohet nga gjyqtarja Aurora Tusha, prokurore Malbora Dinaj, ndërsa Hoxha përfaqësohet nga avokatët Toto Avdija dhe Rozeta Plaku.

51-vjeçari Sokol Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj të këtij viti pas 29 vitesh në arrati dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, ndërsa më 6 gusht u esktradua në Shqipëri. 

Sokol Hoxha-vrasjet dhe dënimet

Hoxha akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, në Patos. Pesë muaj më vonë, ai vrau në Belgjikë një shtetase shqiptare, të cilën më herët e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Në vitin 2000, Hoxha është dënuar nga Gjykata e Fierit për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Ngarkim të tij është vënë një dënim prej 25 vitesh nga gjykatat e vendit tonë, teksa edhe Belgjika e kërkon për të vuajtur dënimin e vrasjes së Brunilda Dervishit. Me këtë të fundit, dyshohet se Hoxha kishte lidhur martesë dhe më pas e shfrytëzonte për prostitucion. Dyshohet se prostitucioni ishte aktiviteti kryesor i Hoxhës në Belgjikë. Brunilda Dervishi u vra në një bar në Bruksel, pasi dyshohet se kishte kundërshtuar të vazhdonte t’i bindej Hoxhës.

Pasi kreu vrasjen në Belgjikë, Hoxha u arratis fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku, me një identitet tjeterë, qëndroi i fshehur dhe në arrati për rreth 29 vite.

Pas arrestimit të tij në SHBA, autoritetet shqiptare kanë nisur komunikimin me palën belge për të koordinuar edhe vuajtjen e dënimit të dhënë në Belgjikë.

Vendimi i Gjykatës së Fierit për kërkesën e parashkrimit pritet të përcaktojë vijimin e procedurave ligjore lidhur me dënimin për vrasjen e dy vëllezërve në Patos./ZËRI

Poll

MOS HUMB