Aktualitet

Vrau gruan për tradhti! Djali i doli para të atit, 36-vjeçarja vdiq në krahët e vajzës, Nakoleci: Fëmija s' ishte i imi

Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të ndaluar më tej krimin

F.I
Vrau gruan për tradhti! Djali i doli para të atit, 36-vjeçarja
Marjola dhe Pandeli Nakoleci

GREQI-Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në familjen shqiptare në Greqi, ku Pandeli Nakoleci masakroi me thikë për vdekje gruan e tij, Marjola Nakoleci. 40-vjeçari ka ndryshuar dëshminë në lidhje me vrasjen. Ndryshe nga sa deklaroi në dëshminë e parë në polici që gruaja meritonte të vdiste se sipas tij e kishte tradhtuar, ai është shprehur se vetëm dëshironte ta trembte. Po ashtu, Nakoleci pretendon se humbi mendjen dhe se gruaja i kishte konfirmuar për tradhtinë. Sipas tij, një person i tretë kishte hyrë mes tyre dhe është fajtori që i shkatërroi familjen.

“E doja shumë gruan time, nuk kisha planifikuar ta vrisja apo ta dëmtoja, doja vetëm ta trembja me çfarë kisha në dorë. U çmenda, humba mendjen kur ajo më tha se fëmija që kishte humbur nuk kishte qenë i imi dhe se do më tregonte foto dhe video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Që nga Pashka, filloi e keqja. Një person i tretë na shkatërroi familjen. Ndjej keqardhje, mendoj për fëmijët e mi, çfarë do të bëhet me ta, do doja ta ktheja kohën pas, të lëndoja veten time. Punova shumë për familjen time kisha besim të plotë te ajo. Por në Facebook e TikTok komunikonte me një person tjetër, sjellja e saj ndryshoi plotësisht. U përpoqa shumë herë ta shpëtoja martesën time. Kishim vetëm zënka verbale, nuk ngrita kurrë dorë ndaj saj. I dua shumë fëmijët e mi dhe u kërkoj falje”,-tha Pandeli Nakoleci në emisionin televiziv.

Çfarë ndodhi më 22 gusht?

Fillimisht çifti u përfshi në një konflikt të rëndë atë mëngjes, gjë kjo e dëshmuar dhe nga fëmijët e tyre të mitur. Pas këtij konflikti, në gjaknxehtësi e sipër, ka goditur me një mjet prerës bashkëshorten e tij. Ky mjet, përdoret për pjekje dhe imiton përdorimin e thikës.

36-vjeçarja, me aq fuqi sa i kishin mbetur, ka nxituar për të dalë nga shtëpia, duke arritur kështu deri tek hyrja kryesore e pallatit ku ata jetonin. Ka qenë djali i tyre 13-vjeçar, i cili iu hodh në qafë të atit nga pas, në përpjekje për të ndaluar më tej krimin, raporton media greke taxydromos.gr. E pranishme dhe vajza tjetër e çiftit, 16 vjeçe, ajo shkoi pranë së ëmës, e cila dha frymën e fundit në prehrin e së bijës.

Pandeli Nakoleci u kap në rrugën Pagason, në qendër të qytetit, vetëm 200 metra larg banesës ku ndodhi krimi i rëndë. Sipas burimeve nga policia, autori ishte fshehur në një truall toke aty pranë. Mediat greke raportojnë se gjatë arrestimit 40-vjeçari mbante veshur rroba që i gjeti në një kosh plehrash, ndërsa nuk kishte telefon apo ndonjë objekt tjetër me vete./ZËRI

Poll

MOS HUMB