Aktualitet

Vrau me armë zjarri 39-vjeçarin në Tropojë, arrestohet autori

Sipas policisë, ai po fshihejnë një banesë të braktisur në fshatin Merkaj në momentin kur u arrestua.

I.F
Vrau me armë zjarri 39-vjeçarin në Tropojë, arrestohet
Foto ilustruese

TROPOJË- 33-vjeçari Flodrian Mulaj që vrau me arm zjarri dy ditë më parë 39-vjeçarin Artur Dauti është arrestuar. Sipas policisë, ai po fshihejnë një banesë të braktisur në fshatin Merkaj në momentin kur u arrestua.

Autori me viktimën s’kanë pasur probleme të mëparshme, por u konfliktuan në një lokal, që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë. Mësohet se si viktima, ashtu edhe autori ishin në gjendje të dehur.

"Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.

Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB