Aktualitet

Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Po ashtu, po hetohet në gjendje të lirë edhe një person tjetër, i cili po drejtonte automjetin me të cilin po lëvizsnin dy të rinjtë. 

I.F
Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohen dy të
Momenti arrestimit

SHKODËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Në pranga ka rënë Zef Kakija dhe bashkëpunëtori i tij Lulzim Kakija, 24 vjeç, pasi akuzohet se ka larguar të burgosurin nga vendi i qëndrimit. Po ashtu, po hetohet në gjendje të lirë edhe një person tjetër, i cili po drejtonte automjetin me të cilin po lëvizsnin dy të rinjtë. 

“Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në vendin e quajtur “5 Heronjt”, në fshatin Dobraç, dhe ndaluan shtetasin Zef Kakija, 28 vjeç, banues në fshatin Mushë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi Lulzim Kakija, 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë person me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lire shtetasi G. S., 43 vjeç, banues në fshatin Ndërlysaj, i cili drejtonte automjetin “Volksëagen Sharon” me të cilin po lëviznin këta dy shtetas.

Më datë 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 43-vjeçar.

Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB