Aktualitet

Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit të dyfishtë në Athinë, në rrjete foto me armë

Postimet e 48-vjeçarit në mediat sociale po shqyrtohen gjithashtu si pjesë e hetimit.

F.I
Vrau partneren dhe më pas veten,  ky është autori shqiptar i
Altin Allmuça

GREQI-Autoritetet greke kanë identifikuar dy personat me origjinë shqiptare që u gjetën të pajetë mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni. Viktima është identifikuar si 45-vjeçarja Julieta Obzova, ndërsa autori i krimit është Altin Allmuça, i cili pasi e qëlloi për vdekje me armë zjarri ish-partneren e tij, u vetëvra.

Protothema shkruan se Allmuça dyshohet se po e priste 45-vjeçaren në rrugën Grigoriou Kydonias nr. 3, jashtë ndërtesës së ku ajo jetonte me vajzën e saj 16-vjeçare. Kur e pa duke dalë nga banesa, doli nga makina, iu afrua dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas 48-vjeçari e drejtoi të njëjtën armë nga vetja dhe qëlloi veten në kokë.

Postimet e 48-vjeçarit në mediat sociale po shqyrtohen gjithashtu si pjesë e hetimit. Shqiptari kishte postuar foto në të cilat pozonte duke mbajtur armë, një element që pritet të vlerësohet së bashku me gjetjet e tjera për të përcaktuar nëse armët e treguara në rrjete kanë ndonjë lidhje me armën e gjetur në vendin e krimit.

Vrau partneren dhe më pas veten,  ky është autori shqiptar i

Nga informacionet e deritanishme nuk rezulton që viktima dhe autori të kenë qenë të martuar. Ata kanë qënë të lidhur dhe dyshohet për një konflikt xhelozie mes çiftit.

Poll

MOS HUMB