LIBAN-Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan, 24 vjeç, në shkurt 2025 në Tiranë. Vendimi vjen pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.
Përmes një shkrese Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri në 49-vjeçarit Alwai. Për shkak se nuk mund të ekzekutohet masa “arrest në burg” e drejtësisë shqiptare, gjykata ka deklaruar ikjen.
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Pas vrasjes, Fadi Alwan u largua menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Awan mori të gjitha mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe u largua në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa u fsheh në Liban. Rayyan Alwan u arrestuar pas dy muajsh arrati në Liban më 23 prill 2025./ZËRI



