TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë më një njoftim të rëndësishëm. Doganat kanë njoftuar se se duke nisur nga dita e nesërme, 14 prill, deri më datë 16 prill, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjeve të mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës.
Sipas njotimit, bllokimi vjen si pasojë e një grevë të transportuesve në: Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi. Për pasojë, protesta do të sjellë bllokim të qarkullimit për kamionët, ndërsa përjashtohen mjetet që transportojnë kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe autoveturat.
Njoftimi:
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon se, sipas njoftimit nga autoritetet doganore të Mali i Zi, gjatë datave 14-16 prill 2026 do të zhvillohet një grevë e transportuesve në: Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi
Si pasojë, pritet bllokim i për-kohshëm i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.
Gjatë kësaj periudhe: Përjashtim do të bëhet vetëm për transportin e mjeteve me kafshë të gjalla apo për raste emergjence, si dhe për lëvizjen e autoveturave.
Afati i zbatimit: 14-16 prill 2026
Transportuesit në Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi do të zhvillojnë një protestë në datat 14-16 prill./ZËRI