BERAT- Detaje të reja kanë ndalë lidhur me ngjarjen e rënë që ndodhi pasditen e sotme në kalanë e Beratit, ku një 42-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë. Burime bëjnë me dije se shkak dyshohet se është bërë një kalë që mbante autori, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63-vjeç. Ky i fundit, ofronte xhiro me kalë për turistët në zonën e kalasë.
Mësohet se fillimisht ata kanë debatuar, e më pas debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi. Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para. Pas kësaj ka nisur debati mes tyre dhe pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha. Më pas, 63-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur turistin në sy të familjarëve të tij.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit 63-vjeçar dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Bëhet me dije se autori është me precedent penal në Greqi, ndërsa viktima Keli Hoxha ishte turist.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në këtë vrasje./ZËRI
