Aktualitet

Tjetër vrasje brenda pak orësh! Vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit, autori në kërkim (EMRAT)

Një 42-vjeçar Keli Hoxha ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një 63-vjeçar Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.

zh.ll
Tjetër vrasje brenda pak orësh! Vritet me thikë 42-vjeçari
FOTO ILUSTRUESE

BERAT- Një tjetër vrasje është regjistruar brenda pak orësh këtë të martë në vendin tonë, ku ngjarja më i fundit raportohet nga Berati, në lagjen e Kalasë. Një 42-vjeçar Keli Hoxha ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një 63-vjeçar Kristo Mema alias Kastriot Hoxha. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motivi të dobëta. Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Njoftimi:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB