FOTO/ Ky është biznesmeni italian i tullave që u vra në Tepelenë
TIRANË- Ky është biznesmeni nga Italia, Edoardo Sarchi që u vra në Tepelenë mesnatën e kaluar. Sarchi jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.
Sarchi jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah. Trupi i tij u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij.
Vrasja e Sarchit mbetet ende në hetim dhe motivet e ngjarjes nuk janë sqaruar zyrtarisht. Arrestimi i djalit të partnerit të tij në biznes ka hapur pistën kryesore të hetimit, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë ngushtë për zbardhjen e plotë të rastit./ZËRI
Mediat italiane jehonë vrasjes së biznesmenit të tullave në Shqipëri: U qëllua për vdekje
TIRANË- Vrasja tragjike e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri ka ngjallur reagime të shumta në mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar artikuj të veçantë këtij rasti të rëndë, duke theksuar lidhjet e forta të viktimës me Shqipërinë dhe paqartësitë që rrethojnë ngjarjen.
Sipas raportimeve të publikuara nga La Repubblica, RAI News, SKY TG24, Virgilio dhe media të tjera të rëndësishme italiane, Sarchi, 44 vjeç, me origjinë nga Cunardo, në provincën e Varese, ishte rezident në Tiranë prej afro 20 vitesh dhe drejtonte kompaninë italo-shqiptare Tegola Edilcentro, e specializuar në prodhimin e tullave.
Si e raportuan mediat italiane?
La Repubblica e titullon lajmin: “Biznesmeni nga Varese, Edoardo Sarchi, u vra në Shqipëri; djali i partnerit të tij në biznes u arrestua”, duke raportuar për vrasjen dhe zhvillimet e para të hetimit.
SKY TG24 vë në dukje integrimin e plotë të Sarchit në jetën ekonomike shqiptare, duke theksuar rolin e tij si investitor dhe drejtues i një kompanie ndërtimi në Tiranë.
“Vrasja ndodhi në fshatin Salari, pranë qytetit të Tepelenës, i cili ndodhet në brendësi të Vlorës. Që nga raporti fillestar, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë kanë mbetur në kontakt të ngushtë me Ministrinë Italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, duke ndjekur rastin me vëmendje të lartë për të përcaktuar detajet e incidentit dhe për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme konsullore.” – shkruan SKY TG24.
RAI News jep detaje të vendndodhjes dhe mënyrës së vrasjes: “Trupi i gjetur mbrëmë në anë të një rruge rurale në Shqipëri është ai i një biznesmeni italian. Viktima është Edoardo Sarchi, me origjinë nga Cunardo, Varese. 44-vjeçari thuhet se u qëllua për vdekje në rrethana ende të paqarta në fshatin Salari, në periferi të Vlorës dhe jo shumë larg qytetit të Tepelenës.”
Ndërkohë, Gazeta Virgilio hedh dritë mbi ecurinë e hetimeve të autoriteteve shqiptare, duke cituar burime zyrtare.
Hetimi dhe reagimet institucionale
Menjëherë pas ngjarjes, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë u vunë në kontakt me autoritetet shqiptare dhe me familjen e viktimës. Ministria e Punëve të Jashtme Italiane (Farnesina) konfirmoi përmes një deklarate zyrtare se po e ndjek rastin me “vëmendjen më të madhe”, duke garantuar mbështetje konsullore dhe bashkëpunim të plotë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vrasja e Sarchit mbetet ende në hetim dhe motivet e ngjarjes nuk janë sqaruar zyrtarisht. Arrestimi i djalit të partnerit të tij në biznes ka hapur pistën kryesore të hetimit, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë ngushtë për zbardhjen e plotë të rastit./ZËRI
Misteri/ Si u vra biznesmeni italian i Tullave në Tepelenë, dëshmitë kontradiktore
TEPELENË – Edoardo Sarchi, biznesmeni italian dhe njëkoësisht administrator në një kompani të madhe tullash ‘Tegola Edilcentro’ në Tiranës u gjet i pajetë rreth mesnatës buzë rrugës në fshatin Dilan të Tepelenës. Menjëherë policia ka nisur hetimet për vrasjen misterioze të biznesmenit italian, trupi i të cilit është dërguar për ekspertizë në morgun e Tiranës.
Para se të ndodhte krimi, burmet tregojnë se ai ka qenë në Tepelenë bashkë me shokët e tij për gjueti. Mësohet se personat që e kanë shoqëruar janë Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij, Gazmend dhe Daniel Braçi, ndërsa emri i katërt nuk është zbuluar ende. Bëhet me dije se Braçët kanë banesën e tyre në fshatin Salari, ku italiani ka qëndruar bashkë me ata në shtëpi para se të dilnin për gjueti.
Dy skenare të ndryshme dhe dëshmi kontradiktore!
Policia ka shoqëruar në komisariat 3 personat, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore nga njëra-tjetra para grupit hetimor.
Dëshmia e parë: Para policisë ata janë shprehur se disa persona u kanë bërë pritë në rrugë dhe më pas kanë qëlluar me armë drejt biznesmentit.
Dëshmia e dytë: Ata janë shprehur se italianin e gjetën në rrugë të qëlluar dhe se ai iu vdiq në duar.
Nga këto dy dëshmi, nuk dihet qartë nëse kemi të bëjmë me një vrasje të planifikuar apo një ngjarje aksidentale.
Në fshatin Salari, aty ku ndodhi ngjara nuk ka asnjë kamer sigurie. Por policia ka gjetur 2 armë gjahu në vendngjarje, të cilat janë dërguar për ekzaminim nëse janë bërë qitje prej tyre apo jo. Bashkë me armët si prova do të merren edhe dy automjetet, Volksëageni në pronësi të italianit Edoardo Sarch dhe Landrover Defender në pronësi të njërit prej të shoqëruarve. Po ashtu janë gjetur dhe shenjat e gjakut pranë makinës Land Rover, dhe që përshkojnë një pjesë të vogël të rrugës, duke treguar se italiani është lëvizur nga vendi ku është qëlluar me armë.
Kjo është pista e parë ku policia po heton për krimin e rëndë, ndërsa pista e dytë lidhet me aktiviten që ushtronte biznesmeni italian në Shqipëri.
Kompania Tegola Edilcentro në Laparakë nën adiministrimin e Edoardo Sarchi-t ka sjellë probleme për komunitetin, të cilët kanë protestuar për ndotjen që shkakton në zonë. Por jo vetëm kaq! Financiere e kompanisë është Majlinda Taga, e cila mësohet se është ortake me Gazmend Braçin, djali i Eqerm Braçit në kompaninë “Salaria Gazi” në fshatin Salari të Tepelenës, ku ndajnë gjysmë për gjysmë aksionet!
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia, grupi hetimor, Prokuroria e Gjirokastrës dhe specialistë të krimeve nga Tirana po punojnë në këto dy pista për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes së biznesmenit italian!/ZËRI
Kush e vrau biznesmenin italian? Vdiq pas një plagë në kokë, hetimet marrin kthesë: Bie dëshmia e ortakut, shoqërohet dhe djali i tij
TEPELENË- Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian, Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë tjetër kthesë. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje të fortë në kokë, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale.
Ekspertiza hedh poshtë versionin e dhënë më herët nga ortaku i tij, Eqerem Braçi. Ky i fundit, në dëshminë e tij pretendonte se një person i panjohur kishte hapur zjarr ndaj makinës së viktimës. Megjithatë, deklarata e tij tashmë vihet në pikëpyetje dhe mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij. Kjo pasi, ai pretendon për një sulm me armë, ndërkohë që ekspertiza teknike nuk gjeti asnjë gjurmë plumbi në automjetin e Sarchit, përveç një gome të shfryrë.
Ndërkohë, policia ka ndaluar Gazment Braçin, djalin e Eqerem Braçit, i cili më herët ishte shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe është larguar pak para së të mbërrinte policia. Ai aktualisht po merret në pyetje nga autoritetet. Bazuar në të dhënat më të fundit, pista kryesore e hetimit po zhvendoset drejt një konflikti të mundshëm mes ortakëve të fabrikës së tullave, që Sarchi dhe Braçi kishin në Tiranë./ZËRI
“Një person doli para dhe qëlloi”/ Dëshmon ortaku i biznesmenit italian: Tentova t'i jap ndihmën, por...Në kërkim djali i tij!
TEPELENË- Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Salari të Tepelenës, ku u qëllua për vdekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Burime për mediat bëjnë me dije se Sarchi kishte shkuar për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij, Eqrem Braçe, dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volksëagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia.
Ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person ka dalë para automjetit dhe ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit italian. Ai është shprehur ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj edhe sipas tij trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit dhe më pas ka njoftuar policinë. Megjithatë, mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera në automjetin e viktimës nuk ka gjurmë plumbash, por vetëm një gomë të shfryrë. Sipas tij, autori dyshohet se është larguar në errësirë dhe s'ka mundur ta identifikojë.
Ndërkohë, Gazment Braçe, djali i ortakut, është shpallur në kërkim, pasi ndodhej në vendngjarje, por u largua para mbërritjes së policisë. Përveç tyre, një person tjetër është shoqëruar nga policia, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ndërkohë mbetet mister autori dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.
44-vjeçari italian, Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë mëngjesin e së shtunës në fshatin Salari të Tepelenës. Italiani me origjinë nga Varese, rezulton një biznesmen i fuqishëm në Tiranë. Ai ishte administrator i fabrikës së tullave “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë, ku banonte prej 20 vitesh. Sarchi shpesh shkonte në Salari të Tepelenës për shkak të pasionit të tij për gjuetinë. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah. Trupi i tij u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij.
Ndërkohë, në terren janë angazhuar forcat e Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa mjedise të dyshuara, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e autorit./ZËRI
U ekzekutua teksa bënte gjueti/ Kush është biznesmeni italian, administrator i një fabrike tullash në Tiranë? Autori në kërkim
TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar në vendngjarje ku mbeti i vrarë me armë zjarri 44-vjeçari italian Edoardo Sarchi, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet rreth orës 00:30, në anë të rrugës, ndërsa pak metra më tej u identifikua edhe automjeti i tij. Viktima u qëllua me bredhëri plumbash nga një person teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe deri tani nuk përjashtohet asnjë pistë, ndërsa po verifikohet nëse viktima ndodhej i vetëm apo në shoqërinë e personave të tjerë në automjetin me të cilin kishte hyrë në zonën malore. Po hetohet gjithashtu edhe për të shkuarën e viktimës nëse ka ose jo precedent penal.
Edoardo Sarchi, 44-vjeç, prej rreth 25 vitesh jeton në Laprakë në Tiranë dhe është ortak në një fabrikë tullash. Bëhet fjalë për ‘Tegola Edilcentro’, një nga fabrikat më të fuqishme në Shqipëri për prodhimin dhe eksportimin e tullave dhe tjegullave të cilësisë së lartë. Sarchi rezulton të ketë qenë frekuentues i rregullt i zonës së Tepelenës për qëllime gjuetie. Edhe mbrëmjen e së premtes dyshohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Salari për gjah.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen mësohet se tre persona janë shoqëruar në polici, ndërsa bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar me inciale G.B. Ky i fundit, bëhet me dije nga burimet për mediat se njihet si përdorues i lëndëve narkotike, dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës. Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe mundësinë e një konflikti të çastit apo ndonjë prapavijë tjetër më të thellë.
Policia ka vendosur postblloqe në akse kyçe rrugore, ndërsa kontrolle intensive po ushtrohen në zonë dhe në ambiente të ndryshme të mundshme për fshehjen e autorit.
EMRI/ Biznesmeni italian ekzekutohet me breshëri plumbash, autori zbrazi automatikun mbi mjetin e tij
TEPELENË- Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e quajtur "Dilan". Burime bëjnë me dije se italiani ishte duke lëvizur nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari me makinën e tij bashkë me disa persona të tjerë, në momentin kur një person ka qëlluar me automatik në drejtim të tij teksa janë shkëmbyer me automjete. Fillimisht ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të 44-vjeçarit.
Edoardo Sarchi rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’ dhe ndodhej në zonën ku ndodhi ngjarja për gjueti. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, apo nëse italiani ka qenë shënjestra. Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët, ndërsa janë shqoëruar disa persona të dyshuar.
Njoftimi:
Tepelenë/Informacion paraprak/ Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.