Rama nis punën për zgjedhjet: Manastirliu të udhëheqë Tiranën! Ndërhyrje në ujësjellës e prokurime
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kabinetin e qeverisë, është ndalur te zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se kandidatja Ogerta Manastirliu do të jetë fituese. Rama u ndal dhe të kandidaturat e partive të tjera, duke u shprehur se Manastirliu nuk ka rivalë në garë.
"Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj për ta udhëhequr Tiranën me qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në detyrat që ka kryer deri tani. Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë aq pak interes ka kush do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera, që do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur”, tha Rama.
Në fjalën e tij Rama theksoi se është me domosdoshmëri zgjedhja e një kryetari të ri në krye të Bashkisë së Tiranës dhe renditi një sërë punësh që kanë nevojë për vëmendje. Kreu i qeverisë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit. Ai paralajmëroi paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.
"Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit. Dhe në do të ndërhyjmë përsëri. Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit. Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike. Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm,"-u shpreh Rama.
Shkarkimi i kryebashkiakut! Këshilli i Ministrave vulos nesër 'fatin' e Veliajt
TIRANË-Këshilli i Ministrave do të mblidhet nesër në orën 12:00, ku pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe propozimi i është dërguar sot Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.
Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin./ZËRI
Shkarkimi i Veliajt/ Rama: Kryetar i lidhur këmbë e duar, të nisim zgjedhjet
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ministrat dhe deputetët ku ka folur rreth vendimit për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama u shpreh se ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të reja, pasi tashmë Tirana prej 7-muajsh është pa një kryetar. Kreu i qeverisë e cilësoi një “bashki kokëkëputur” situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia e Tiranës.
Edi Rama: Pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie, u detyruam të ndërmarrim një hap në raport me Erion Veliaj. Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh duke ju hapur rrugë zgjedhjeve. Janë llomotitur shumë gjëra me ktë hap, por nuk ja vlen të merremi me ata që u ka rënë Diella në kokë, as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë Megjithatë gjyqi i tyre është një temë tjetër. Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur. Opozita do hyjë në garë e humbur dhe do dalë akoma më e humbur. Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës, por tek problematikat, si uji i pjishëm që është kthyer në një problem administrimi.
Tashmë propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj.
Rama dy orë takim në Bashkin e Tiranës, Ristani u largua një orë para me nxitim
TIRANË-Tekas një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, sot kanë vijuar procedurat, ku kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambjentet e Bashkisë me nënkryetarët dhe kandidaten e PS, Ogerta Manastirliu. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani, e cila e la takimin një orë më herët se të tjerët.
View this post on Instagram
Takimet do të vijojnë në orën 18:00, ku Rama do të mbledhë ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës, në parkun "Eden" në kryeministri. Në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë pritet edh evendimi për shkarkimin e Erion Veliajt, ku tashmë propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin./ZËRI
Shkarkimi i Veliajt në duart e qeverisë, pritet vendimi i Këshillit të Ministrave
TIRANË-Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vulosë vendimin e shkarkimit të Veliajt.
Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblodhi 3 kërkesat e PS, PD dhe këshilltarit Endri Shabani për shkarkimin e Erion Veliajt dhe i votoi me 50 vota pro si një e vetme. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Vendimi i shkarkimit i cili do ti hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin./ZËRI
ZHVILLIMET- Shkarkimi i Veliajt, Rama dy mbledhje të njëpasnjëshme në kryeministri
TIRANË- Një ditë pas propozimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Tiranës, kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet, duke thirrur disa takime në kryeministri. Fillimisht ai ka mbledhur këtë mesditë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, ndërsa pasdite do të jetë radha e deputetëve dhe një pjese të kabinetit qeveritar.
Të pranishëm në mbledhjen e pasdites së sotme pritet të jenë deputetët e qarkut të Tiranës, dhe një pjesë e ministrave, ku sipas burimeve do të konfirmohet mbështetja për Ogerta Manastirliun në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në Tiranë.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa deri tani kryeministria nuk është shprehur ende për shkarkimin e Veliajt, pas propozimit të bërë nga këshilli bashkiak. Ishte vetë Rama, ai që njoftoi shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, rreth 10 ditë më parë, ku tha se kryeqyteti ka nevojë që të ketë një kryetar të zgjedhur me kohë të plotë.
Sa i takon prefektit të Tiranës, ai ka dhënë dakordësinë e tij për shkarkimin e Veliajt, dhe vendimi i Këshillit Bashkiak është përcjellë drejt kryeministrisë.
Deri tani, Erion Veliaj ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim mbi vendimmarrjen e Këshillit Bashkiakë, të cilit pak ditë më parë i kërkoi mundësinë që të dëgjohej, përpara se të ngrinin kartonët për shkarkimin. Megjithatë avokatët e tij mbrojtës kanë paralajmëruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore, kundër shkarkimit të Veliajt nga posti.
Vendimi i shkarkimit, i cili do t'i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, pritet të kundërshtohet nga Erion Veliaj. Ky i fundit ka të drejtë të ankimojë vendimin e marrë në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve. Kushtetuesja më pas është organi që jep verdiktin.
Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg që prej datës 10 Shkurt të këtij viti. Kryebashkiaku së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI