Aktualitet

"Win-win"/ Si blenë kreditë e këqija për t'i riinvestuar sërish tek BKT, SKEMA e 'trurit' të MCA dhe Final (Marrëveshja)

Nga të dhënat që janë bërë publike, investimet janë bërë pikërisht në bankat ku këta anëtarë kanë blerë kredi të këqija të qytetarëve.

k.m.
"Win-win"/ Si blenë kreditë e këqija për t'i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Elda dhe Olsi Ibro, Arben Meskuti dhe Ernela Cuberi kanë investuar në banka si 'llogari investimi' ose obligacione thesari shumë prej 10 milionë eurosh. Problemi është që nuk janë paratë e tyre! Inestimet janë bërë nga paratë që grupi i ka marrë shqiptarëve nga kreditë e këqija, duke "shpërblyer" edhe bankat. Por si? Nga të dhënat që janë bërë publike, investimet janë bërë pikërisht në bankat ku këta anëtarë kanë blerë kredi të këqija të qytetarëve.

Vetëm në Bankën Kombëtare Tregtare janë investuar 10 milionë euro. 

Por si kanë mundur që të investojnë? A ka nisur një hetim edhe për BKT-në? A mund të jetë një rastësi që kjo bankë ka shitur kreditë e këqija që ka pasur dhe ka përfituar investues? Vetë banka nuk ka bërë asnjë sqarim lidhur me atë që ndodhur me të gjithë skandalin, por duket se roli i këtyre institucioneve financiare është shmangur edhe nga drejtësia që tashmë këtë skemë po e heton si grup kriminal.

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, shkruhet e zeza mbi të bardhë se Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Procredit dhe Raiffeisen Bank janë përfshirë në vjedhjen e rreth 40 milion eurove nga qytetarët. Dosja e prokurorisë përshkruan një sërë abuzimesh, ku qytetarët janë shtrënguar të marrin kredi të reja për të shlyer borxhe të fryra, ndërkohë që pasuritë e tyre, përfshirë 11,000 llogari bankare në BKT, janë sekuestruar. Po sipas dosjes, përveç BKT, Bankat Procredit dhe Raiffeisen kanë pasur marrëdhënie preferenciale me kompani të tilla si MCA dhe Final, të cilat kanë blerë kredite e pashlyera dhe kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve për të marrë kredi të reja për të shlyer borxhet.

Pjesë nga dosja për BKT:

Qytetarët jane imponuar qe përmes llogarive të sekuestruara bankare ( vetëm në BKT më shumë se 11,000 llogari bankare të sekuestruara vitin e fundit,) sidomos llogari page (të cilat janë mbajtur pa afat te sekuestrura), apo përmes sekuestrimit të pronave të paluajtshme, pa asnjë mundësi per përballimin e jetesës së përditshme, janë shtrënguar për të marrë kredi të reja, për të ristrukturuar të vjetrën” apo për te paguar detyrime në vlera të fryra.

"Win-win"/ Si blenë kreditë e këqija për t'i

"Win-win"/ Si blenë kreditë e këqija për t'i

Mesa duket kanë qenë në dijeni se do të ndodhte "full circle", pra është bërë cikli i plotë! Qytetarët kanë marrë kredi, nuk i kanë paguar dot; kreditë i ka blerë MCA dhe Final, por mesa duket paska pasur një kusht. Që paratë që u zhvateshin shqiptarëve, të riinvestoheshin në këto banka. Dhe jo pak! Po flasim për 10 milionë euro që kanë investuar vetëm 4 persona, pasi nuk përjashtohet mundësia që të kenë përdorur llogari dhe emra të tjerë për të kryer të njëjtat veprime. Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruar zbyuloi se vetëm për vitin 2023, MCA kishte mbledhur rreth 30 milion euro, ndërsa Final 6.8 milionë euro.

Një zbërthim të plotë të kësaj skeme mund ta bëjë vetëm SPAK!

Prokuroria e Tiranës nga hetimet që kreu zbuloi se e gjitha ishte një skemë mashtruese me mendim unik kriminal dhe vendosi në sekuestro Micro Credit Albania dhe Final. Edhe pse akuzat janë zbuluar në vendimin paraprak, Prokuroria e Tiranës nuk jepen sqarime se paratë e kujt janë "pastruar" përmes këtyre kompanive. Nga hetimet, Prokuroria ka dalë në përfundimin se MCA dhe Final, duke bashkëpunuar me shoqërinë "ADCA" dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore kanë krijuar një skemë mashtruese për të zhvatur qytetarët. Duke qenë se nuk e përllogarisin dot mashtrimin ndaj qytetarëve, Prokuroria thotë vetëm se qytetarëve u janë vjedhur dhe zhvatur "10-tra milion euro", por një shifër konkrete nuk e kanë. Të gjitha këto prona dhe para që u janë marrë qytetarëve, këto kompani i kanë investuar ose i kanë përdorur për aktivitete të tjera.

Por si janë zhvatur qytetarët?

Prokuroria ka dalë në përfundimin se punonjës të këtyre kompanive, në bashkëpunim me përmbaruesit: kanë përdorur të dhënat personale të siguruara; presionin psikologjik dhe përndjekjen për të detyruar debitorët që të merrnin kredi të reja në këto institucione me principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta. Për t'i bindur, qytetarët i gënjenin se vetëm në këtë mënyrë do të shlyenin kredinë ekzistuese. Vetëm për këtë çështje ka ndodhur që nga hetimet, Prokuroria të mos e llogarisë dot shifrën e zvatur nga qytetarët, kjo për shkak se është ose në para, ose në prona, ose të dyja bashkë janë të riinvestuara. Ndaj përllogarit një dëm që sipas organit hetues arrin në 10-tra milion euro. Tani prej muajsh çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë? SPAK duhet t’i japë një përgjigje!/ZËRI

Poll

MOS HUMB