Aktualitet

Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron të vrarët e ’21 Janarit’ si ‘mish për top’!

Nika thotë se pas 14-vitesh politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo çështje të mbyllet.

F.I
Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron të vrarët e
Mark Nika

TIRANË-Sot 14 vite nga ngjarja, familjarët e 4 viktimave të 21 Janarit akoma sot presin drejtësi. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, protestuesit të vrarë në 21 Janar të vitit 2011, thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo çështje të mbyllet. 

“Është viti i 14 që vendosim lule aty ku janë vrarë Aleksi me shokë. Çështja vijon të jetë e pazbardhur se drejtësia ishte e implikuar me politikën e sot e kësaj dite po përpiqet ta fshijë si ngjarje, e të vrarët të konsiderohen si të vrarë ‘mish për top'. Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. SPAK e ka marrë seriozisht. Kërkojmë drejtësi, kush i vrau dhe pse i vrau. Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. Audio kaseta e siguruara nga ne. Aty është regjistruar zëri i komandantin të Gardës ku u bë thirrje të përdoren armët mbi demonstruesit. Ky material nuk është i plotë pa ekspertim.Metodika e hetimit, kanë parashikuar thirrjen e persona jo kryesor në hetim dhe do vijë radha e personave që kanë dijeni. Pa Gjykatën e Strasburgu çështja do ishte arkivuar, por ne kemi besim te SPAK. prokurorët që merren me çështjen tonë, BKH janë profesionialistë të saktë jo me ndikim politik. Çështja po ecën mirë. Kur do konkludohen është çështja që i përket atyre. SPAK e ka marrë seriozisht. Pa SPAK nuk do e hetonte çështjen as Prokuroria e Tiranës”,- tha Nika në një intervistë për Report Tv.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB