Aktualitet

Zaptoi tokë në Lagunën e Patokut, lihet i lirë kryetari i Njësisë Administrative në Fushë-Kuqe

Në seancën e sotme, gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj për ndryshim të masës së sigurisë.

k.m.
Zaptoi tokë në Lagunën e Patokut, lihet i lirë kryetari i
Gjykata e Lezhës

TIRANË- Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë kryetarin e Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin Kristo (Fred) Martinaj. Në seancën e sotme, gjyqtarja Edlira Çota pranoi kërkesën e prokurorit Francesk Ganaj për ndryshim të masës së sigurisë. Nga 'arrest me burg', Martinaj është lënë në  "detyrim paraqitje", por edhe bllokim të pasaportës për 55-vjeçarin.

Martinaj u vendos në pranga më 12 nëntor nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet se ka dashur të përfitojë një sipërfaqe toke në Lagunën e Patokut. Në njoftimin zyrtar bëhej me dije se Martinaj ka porositur shtetas të ndryshëm që të hidhnin inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës. Ai akuzohet për veprat penale “shpërdorimi i detyrës” dhe “pushtimi i tokës”./ZËRI

Poll

MOS HUMB