Aktualitet

Avokatët kërkojnë lirimin e Veliajt, ofrojnë garanci pasurore

Ndërkohë, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 6 personat e tjerë.

I.F
Avokatët kërkojnë lirimin e Veliajt, ofrojnë garanci
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

TIRANË- Avokati mbrojtjës i kryebashkiakut Erion Veliaj ka kërkuar zbutje të masës përkatësisht "lirim kundrejt garancisë pasurore" dhe "detyrim paraqitje" për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Ndërkohë, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për të marrë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe 6 personat e tjerë. Po ashtu, tmasë më të butë ka kërkuar edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash. Në gjyq është edhe bashkëshortja e Veliaj, Ajola Xoxa, e cila është lënë në "arrest shtëpie".

Pjesë e seancës janë edhe 5 biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha./ZËRI

Poll

MOS HUMB