TIRANË- Këtë të mërkurë ka nisur zbatimi i ligjit për amistinë penale. Mësohet se lirimet kanë nisur paralelisht në disa burgje, ku qindra të dënuar që përfitojnë lirim të menjëhershëm kanë lënë qelitë.
Në Fier lirohen 104 të burgosur, 210 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Amnistia penale lirion nga burgu i Durrësit vetëm 10 të dënuar
Dhjetë të dënuar përfitojnë lirinë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, në kuadër të zbatimit të ligjit për amnistinë penale. Lirimi i tyre ka nisur këtë mëngjes, pasi ata plotësonin kriteret e përcaktuara në ligj.
Në total përfitojnë 1335 të dënuar në Shqipëri, nga të cilët 541 lirohen menjëherë. Procesi i lirimit ka nisur paralelisht në të gjitha burgjet e vendit.
Përfitues të amnistisë janë personat e dënuar për vepra të lehta penale, si dhe ata që ndodheshin në muajt e fundit të vuajtjes së dënimit./ZËRI