Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasada e SHBA "certifikon" votimet: Urime popullit shqiptar!

SHBA uron shqiptarët për zgjedhjet parlamentare, ndërsa shton se pret që të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.

k.m.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasada e SHBA
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka bërë reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, SHBA uron shqiptarët për zgjedhjet parlamentare, ndërsa shton se pret që të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. Ky është urimi i parë për fitoren e Partisë Socialiste, ndërkohë që ambasadat e tjera të huaja në vendin tonë ende nuk kanë pasur asnjë urim apo reagim.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasada e SHBA

Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë,”- shkruan Ambasada.

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste siguroi mandatin e katërt të qeverisjes, duke shënuar historinë në Shqipërinë pluraliste. Pas numërimit të votave, socialistët siguruan plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike, kundërshtarja kryesore, mori vetëm 50 vende, ndërsa mandatet e tjera u shpërndanë për partitë e vogla./ZËRI

Poll

MOS HUMB