PAMJE NGA NGJARJA
DUKAT-Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë malore në Dukat të Vlorës. Vatra e zjarrit është regjistruar prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm flakët janë përhapur me shpejtësi. Për shuarjen e flakëve në zonë po operojnë 2 avionë teksa në mbështetje të tyre jnaë 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse.
View this post on Instagram
Operacioni i shuarjes paraqet vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe pritet të zgjasë për disa orë. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm./ZËRI
Poll