MALLAKASTËR- Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Cfir, në Bashkinë Mallakastër, duke përfshirë një sipërfaqe me pyll dhe shkurre. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, flakët janë vënë në kontroll, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera. Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 2 hektarë sipërfaqe me pyll dhe shkurre, si edhe rreth 50 rrënjë ullinj.
View this post on Instagram
Aktualisht situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk ka më vatra aktive zjarri. Në terren vijojnë të qëndrojnë 9 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 2 automjete zjarrfikëse, të cilët po monitorojnë zonën për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve./ZËRI