Aktualitet

Zjarr në një apartament në kompleksin ‘Kika 1’ në ‘Komunën e Parisit’, asfiksohet fqinji

Zjarri ra në katin e 6-të kompleksit, ndërsa si pasojë është asfiksuar nga tymi fqinji i katit më lart banesës.

F.I
Zjarr në një apartament në kompleksin ‘Kika 1’
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin Kika 1. Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për të vënë flakët nën kontroll.  Zjarri ra në katin e 6-të kompleksit, ndërsa si pasojë është asfiksuar nga tymi fqinji i katit më lart banesës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në rrugën “Prokop Mina” ka rënë zjarr aksidentalisht në katin e shtatë të banesës të marrë me qira nga shtetaset K. Sh dhe S. Gj.

Nga zjarri dyshohet se është asfiksuar nga tymi shtetasi A. K, i cili banonte një kat më lart banesës së tyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB