Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër/ Përplasen tre makina, një i vdekur dhe tre të plagosur

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, një person ka humbur jetën

l.k
Aksident i rëndë në Shkodër/ Përplasen tre makina,
foto ilustruese

SHKODËR- Pasditen e sotme një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën

/ZËRI

Poll

MOS HUMB