TIRANË-Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar orët e para të mëngjesit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e porcelanit. Tritoli është vendosur në dyqanin MCN Get Connected, që shpërndan internet në pronësi të Endri Meksit. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë-Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja vjen pak javë pas kërcënimit, ku Meksi, ka kallëzuar në polici se është kanosur nga persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas kallëzimit, tre persona kanë dalë nga një automjet tip "Audi" i bardhë, të pajisur me shkopa bejsbolli dhe e kanë kërcënuar./ZËRI

