Aktualitet

VD- Zjarr te rrethi i 'Komunës së Parisit', merr flakë një zgarë, tymi mbulon zonën

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, as nga klientët dhe as nga punonjësit e stafit, por vetëm dëme materiale.

k.m.
VD- Zjarr te rrethi i 'Komunës së Parisit', merr flakë
Pamje nga zjarri

TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një zgarë, shumë pranë rrethit të Komunës së Parisit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, as nga klientët dhe as nga punonjësit e stafit, por vetëm dëme materiale.

PAMJET NGA ZJARRI: 

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një pjesë e kuzhinës, teksa po gatueshin porositë. Me të marrë sinjalin, zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në zonë dhe aktualisht i kanë shuar flakët. Por e tërë zona është pushtuar nga një shtëllungë e madhe./ZËRI

Poll

MOS HUMB