KRUJË-Pesë vatra zjarri janë regjistruar njëkohësisht në disa pika në zonën e Krastës në Krujë. Flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era, ndërsa për momentin nuk raportohet rrezik për banesat apo bizneset pranë zonës.
Por një incident i pazakonë është regjistruar teksa zjarrfiksit ndodheshin në terren. Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë dy herë duke paralajmëruar zjarrfikëset që të largohen nga një prej vatrave të zjarrit në Krastë të Krujës ku ata po hedhin ujë. Zjarrfiksit kanë njoftuar Policinë lidhur me rastin.
Operacioni për shuarjen e zjarrit po zhvillohet nga toka dhe ajri, me forcat zjarrfikëse që po punojnë për izolimin e vatrave. Era po e vështirëson ndërhyrjen dhe favorizon përhapjen e zjarrit në sipërfaqet me bimësi.