Aktualitet

S'kanë fund telashet për Elvis Kosovën, 'Visi i Garave' kapet me armë zjarri në Palasë

Në korrik të vitit 2025, 'Visit të garave' iu vendos tretiol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”.

F.I
S'kanë fund telashet për Elvis Kosovën, 'Visi i
Elvis Kosova

VLORË- Elvis Kosova, i njohur si “Vis Kosova” apo 'Visi i Garave' është arrestuar nga shërbimet e policisë në zonën e Palasës, pasi u kap me armë zjarri pa leje. Kosova është një emër i njohur për autoritet, i cili rezulton i arrestua në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.

Në korrik të vitit 2025, 'Visit të garave' iu vendos tretiol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”. Emri i tij u përmend edhe në atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Automjetit tip Benz i cili u bë shoshë nga plumbat, me të cilin udhëtonin Dani me Shaljanin, u raportua të ishte i Kosovës.

Vetë Kosova mohoi lidhjen duke deklaruar se nuk e mbante mend të kishte pasur ndonjëherë atë automjet dhe se ishte e pamundur të dinte për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB