TIRANË- Një spektakël i rrallë do të mund të vëzhgohet edhe nga Shqipëria më 12 gusht. Bëhet fjalë për eklipsin diellor, i cili në vendin tonë nuk do të jetë total, por do të shfaqet si eklips i pjesshëm.
Në Tiranë, fenomeni pritet të nisë rreth orës 19:31. Dhjetë minuta më vonë, rreth orës 19:41, eklipsi do të arrijë kulmin, kur Hëna do të mbulojë afërsisht 19% të diskut të Diellit. Fenomeni do të mbyllet rreth 19:44, pak përpara perëndimit të Diellit.
Eklipsi do të tërheqë vëmendjen e mijëra njerëzve në vende të ndryshme të botës, veçanërisht në zonat ku do të jetë i plotë. Spanja, Islanda, Grenlanda, Portugalia, Rusia, Kanadaja dhe pjesë të SHBA-së janë ndër territoret nga ku do të mund të ndiqet faza totale.
Në Shqipëri, pamja do të jetë më e kufizuar për shkak të fazës së pjesshme dhe faktit se fenomeni ndodh shumë pranë perëndimit të Diellit./ZËRI