Aktualitet

Zjarri përfshin Gramëzin e Krujës, flakët i afrohen aksit Thumanë-Kashar! Zona mbulohet nga tymi

Flakët janë favorizuar nga era, duke bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe të gjerë. Nga pamjet e siguruara prej zonës, vërehet se vatra është afruar pranë aksit rrugor Thumanë-Kashar.

M.K.
Zjarri përfshin Gramëzin e Krujës, flakët i afrohen aksit
foto nga zjarri

KRUJË- Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Gramëzit në Krujë, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Flakët janë favorizuar nga era, duke bërë që zjarri të përhapet në një sipërfaqe të gjerë. Nga pamjet e siguruara prej zonës, vërehet se vatra është afruar pranë aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Tymi ka mbuluar një pjesë të zonës, ndërsa përhapja e flakëve pranë një prej akseve kryesore rrugore ka krijuar një situatë shqetësuese.

Deri në momentin e raportimit nuk bëhet e ditur për ndërhyrje të forcave zjarrfikëse për neutralizimin e flakëve, ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv.

Situata mbetet në monitorim, ndërsa përmasat e vatrës dhe kushtet atmosferike mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB