Aktualitet

Zjarri u shkaktua nga një cigare? Momenti kur shpërthen në det skafi në Porto Palermo, la 4 të plagosur

Shpërthimi ka ndodhur kur të plagosurit po punonin për riparimin e motorit të skafit.

F.I
Zjarri u shkaktua nga një cigare? Momenti kur shpërthen në det
PAMJE NGA NGJARJA

HIMARË-Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Porto Palermo, ku motori i një skafi shpërtheu në det dhe si pasojë la katër persona të plagosur. Në pamjet më poshtë shihet momenti kur ndodhi shpërthimi. Dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një cigare e ndezur dhe për rrjedhojë, motori është përfshirë nga flakët. Shpërthimi ka ndodhur kur të plagosurit po punonin për riparimin e motorit të skafit.

Të plagosur janë 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit.

Aktualisht dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, ndodhen në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB