Aktualitet

Zjarrvënie e qëllimshme në Elbasan? Digjen "Audi" dhe "Volkswagen" në pronësi të Egli Hazisllarit

Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

zh.ll
Zjarrvënie e qëllimshme në Elbasan? Digjen "Audi" dhe
foto ilustruese

ELBASAN- Dy automjete janë djegur gjatë natës në zonën e Bradasheshit, në Elbasan, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja është konstatuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Zjarri ka përfshirë një automjet tip “Audi” dhe një “Volkswagen”, të dy në pronësi të shtetasit Egli Hazisllari.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Po ashtu, po kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar dhe hetimet vijojnë.

Poll

MOS HUMB