
ITALI-Gjykata italiane ka lënë në burg trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe do të vuajë 15 vjet burg, ndërsa Ermal Arapaj u dënua me 10 vjet burg. Elvis Demçe, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’ ishte dënuar me 18 vite burg me procedurë të shkurtuar në Itali, pas akuzave për trafik droge. Ndërsa Ermal Arapaj, një tjetër personazh i botës së krimit ishte dënuar me 16 vjet, raportojnë mediat italiane.
Dy krerët e organizatave rivale që po luftonin për territoret e trafikut të drogës mes Romës, Acilia dhe Velletri, shpesh nën kërcënimin e armëve dhe pritave. Gjykata e Kasacionit ka ulur me 3 vite dënimin e Elvis Demçes, ndërsa Ermal Arapaj ka përfituar 6 vite ulje.
Demçe, i cili është përfolur për lidhje të tij me grupin famëkeq italian Camorra, e kishte etiketuar veten: “Unë jam Zoti”. Arapaj, i njohur si ‘Ufo’, bos i një bande rivale dhe dikur mik i Demçes, duke përfituar nga periudhat e burgimit të këtij të fundit, tentoi t’i vidhte territoret e trafikut të drogës.
Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik, lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit 2022 nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit./ZËRI