
foto ilustruese
TIRANË-Dy punonjës të Policisë Bashkiake kanë denoncuar në polici se janë dhunuar për shkak të detyrës nga dy persona. Në lidhje me rastin kanë nisur hetimet dhe janë shpallur në kërkim dy të dyshuarit.
“Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasit K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës dy punonjës të Policisë Bashkiake. Vijon puna për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Ende nuk janë zbardhur detaje nga dinamika dhe rrethanat e ngjarjes./ZËRI
Poll