Aktualitet

Vrasje, drogë dhe grabitje/ Kush është shqiptari i vrarë në burgun grek, paralajmërimi i fundit: Shihemi në arratisjen e radhës…

Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.

f.t

Vrasje, drogë dhe grabitje/ Kush është shqiptari i vrarë

GREQI- Alfons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi. 

Vrasja e biznesmenit grek

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia pas një operacioni policor.

Si ndodhi arratisja

Alfons Ndoci dhe Juliano Halili u arratisën nga automjeti i burgut në portin e Pireut, që po i transferonte për në burgun e ishullit të Kretës. Sapo mjeti ndaloi për të hipur në traget, 4 prej të burgosurve shqiptarë mundën t’i shpëtonin policisë. Dy prej tyre u kapën brenda pak minutave, kurse Ndoci dhe Halili u arratisën me ndihmën edhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Ndoci ishte i dënuar me 25 vite burg për grabitje dhe trafik droge.

Grabitja në Mykonos?

Sipas policisë greke, çdo gjë nisi kur një person që ndodhej në një qendër tregtare në qendër të Athinës, nisi të thërrasë me të madhe se dy persona që ndodheshin në të njëjtën qendër tregtare me të ishin grabitës të armatosur. Dy personat pasi e kërcënuan tentuan të largohen, por njëri prej tyre u bllokua nga një patrullë policie që u gjend rastësisht në zonë, ndërsa tjetri u largua me një automjet dhe pasi u ndoq prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë nëpër rrugët e kryeqytetit helen, u ndalua në daljen drejtë autostradës për në Lamias. Prej verifikimeve dhe denoncimit të bëra prej qytetarit në qendrën tregtare, rezultoi se shtetasit shqiptarë Alfons Ndoci i datëlindjes 1983 dhe Gerald Jaho i datëlindjes 1999, kishin dhunuar dhe më pas grabitur në nëntor të 2022 në ishullin e Mykonos shtetasin shqiptar Tonin Preka i datëlindjes 1982.

Drogë dhe armëmbajtje pa leje

Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap. Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

Vrasja e Alfons Ndocit

Ngjarja ka ndodhur në sektorin numër 4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Paraprakisht dyshohet se të burgosurit debatuan nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapës dhe përleshja u përshkallëzua, me të burgosurit duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB