Aktualitet

Krim brenda familjes në Tiranë, burri godet në qafë dhe trup gruan, sapo kishte shlyer dënimin për vrasje

46-vjeçarja ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën

E.K
Krim brenda familjes në Tiranë, burri godet në qafë dhe trup
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. 

Autori Jakup Shahu është vënë menjëherë nën prangat e policisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë”, ndërsa gruaja e tij Edlira Shahu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 52-vjeçari ka rezultuar person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie. 

NJOFTIMI I POLICISË

Policia njofton se, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB