
TIRANË- Policia ka sqaruar ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e Shkozës, e cila u raportua fillmisht si atentat. Përmes një njoftimi për mediat Policia bën me dije se një 21-vjeçar është qëlluar me sende të forta por nuk ka pasur të shtëna me armë.
Sipas Policisë disa persona kanë dhunuar 21-vjeçarin e identifikuar me inicialet H.Xh. Ky i fundit mësohet të ketë qenë nën shoqërinë e një vajzë në momentin e ngjarjes.
I riu është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po punojnë për kapjen e autorëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 18.10.2023, rreth orës 21:30, në Shkozë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin H. Xh., 21 vjeç, dhe më pas janë larguar. Si pasojë 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./Zëri.ai