Aktualitet

1 javë pa asnjë shenjë prej saj! Nëna e tre fëmijëve ende e zhdukur, po kërkohet edhe në Kosovë

Në njoftimin zyrtar të arrestimit të tij, u zbulua se në banesën e Shpatës janë gjetur dhe dy armë zjarri që dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

k.m.
1 javë pa asnjë shenjë prej saj! Nëna e tre
Foto ilustruese

TROPOJË- Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik. Zhdukja e gruas ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës. Për zhdukjen e saj, 2 ditë më parë, u vendos në pranga bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Imer Shpata. Në njoftimin zyrtar të arrestimit të tij, u zbulua se në banesën e Shpatës janë gjetur dhe dy armë zjarri që dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Ndaj edhe kishte dyshime se 58-vjeçarja, e identifikuar me inicialet N.SH.m dyshohet se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që përjetonte nga bashkëshorti i saj.

Por duke qenë se nuk ka asnjë gjurmë prej saj prej 4 ditësh, dyshohet se po fshihet një ngjarje e rëndë kriminale. E zhdukura është nënë e tre fëmijëve të rritur, dy djemve, njëri prej të cilëve jeton në Angli, tjetri në Bujan, si dhe e një vajze që banon në Tiranë. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë prej saj, kërkimet në terren ende vazhdojnë. Nga ana tjetër, Policia nuk ka mundur që të zbulojë asnjë detaj të ri as nga bashkëshorti i saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB