Aktualitet

"10 mijë paund për kokë"/ I dërgonin në Angli me avionë dhe i pajisnin me dokumenta false, SKEMA e grupit shqiptar

Duke përdorur avionë të vegjël, ata transportonin emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në Essex, duke i pajisur me dokumente të falsifikuara. Rrjedhimisht, edhe tarifa për shërbimet e tyre ishin të majme.

k.m.
"10 mijë paund për kokë"/ I dërgonin në Angli
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, të dy nga Leyton, u shpallën fajtorë pasi u provua se kishin orkestruar disa dhjetra operacione të sofistikuara të kontrabandës me njerëz. Duke përdorur avionë të vegjël, ata transportonin emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në Essex, duke i pajisur me dokumente të falsifikuara. Rrjedhimisht, edhe tarifa për shërbimet e tyre ishin të majme.

Hetimi tetëvjeçar i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), i njohur si Operacioni Micropus, ka goditur aktivitetin e këtij grupi që ka kryer të paktën nëntë udhëtime për emigrantët shqiptarë nga viti 2016, deri në vitin 2017. Interesant është fakti se një pjesë e këtyre operacioneve përfshinte përdorimin inovativ të një avioni të vogël, një metodë që zakonisht nuk lidhet me kontrabandën e njerëzve .

Sipas hetuesëve, emigrantët niseshin nga aeroporti Le Touquet në Francën veriore dhe zbarkonin në aeroportin e Aerodromit Stapleford në Essex. Nga këtu, Kadena ishte përgjegjës për mbledhjen e emigrantëve. Kostoja e këtij udhëtimi të rrezikshëm mund të shkonte deri në 10,000 £, me tarifa shtesë për dokumentet e falsifikuara, të cilat ishin të nevojshme për të krijuar një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dokumente, shumë prej të cilave siguroheshin nga Hilaj, përfshinin pasaporta false, karta identiteti. Roli i Hilajt krahasohej me atë të një 'agjenti udhëtimi', i cili planifikonte dhe koordinonte me përpikëri këto tranzite të paligjshme.

Hetimi më i gjerë çoi në 27 arrestime, me 11 dënime në Britani dhe nëntë jashtë shtetit. Gjithashtu, u çmontuan edhe 4 fabrika ku falsifikoheshin dokumentet./ZËRI

Poll

MOS HUMB