Aktualitet

200 km/h i kushtoi jetën! Kush është DJ shqiptar që vdiq në Itali, mister gruaja pasagjere

Shqiptari është identifikuar si Hysni Qestaj, nga Komuna e Junikut, i cili përdorte emrin e artit “Dj Style Q”.

k.m.
200 km/h i kushtoi jetën! Kush është DJ shqiptar që vdiq
Hysni Qestaj

ITALI- Aksidenti me një mjet Ferrari kishte marrë vëmendjen e mediave italiane ditën e sotme. Nga aksidenti ndërruan jetë dy persona, të cilët u karbonizuan nga zjarri që përfshiu mjetin pas përplasjes. Burri në mjet është identifikuar vetëm prej mjetit, një Ferrari të bardhë me targë zvicerane, dhe është shqiptar por me pasaportë serbe. Ndërsa gruaja ende nuk dihet se kush është. Pritet që analizat e ADN-së të zbulojnë më shumë lidhur me identitetin e saj. 

Shqiptari është identifikuar si Hysni Qestaj, nga Komuna e Junikut, i cili përdorte emrin e artit “Dj Style Q”.

Mediumi zviceran, "Blick" shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës ishte nisur me Ferrari për në Itali.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur,”- tha vëllai i viktimës, Agimi. 

Por shtoi se nuk kishte asnjë ide se kush ishte gruaja që po udhëtonte me të vëllanë.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga Policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për gjithçka.”

Ndërkohë nga rikonstruksioni i dinamikës së përplasjes mendohet se Ferrari po lëvizte me 200 km/h, derisa në një moment ka rrëshqitur në asfaltin e lagur dhe është përplasur me bordurat anësore. Vetura u copëtua, copat u shpërndanë kudo dhe mjeti u përfshi nga flakët, duke mos u dhënë asnjë mundësi për të shpëtuar dy personave që ndodheshin brenda Ferrarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB