Aktualitet

Dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë, Aureljo Dervishi përcillet në banesën e fundit

Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi.

f.t
Dhimbje në “Rrugën e Luleve” në Shkozë, Aureljo
pamje nga ngjarja

TIRANË- Dhimbja ka pllakosur “Rrugën e Luleve” në Shkozë, teksa familjarët dhe miqtë janë mbledhur tek banesa e Aureljo Dervishit, i cili humbi jetën pas sherrit për një vajzë, ku u godit me thikë në zemër.

Të afërmit u mblodhën para banesës së 18-vjeçarit në 'Rrugën e Luleve' në Shkozë, i cili humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. Aureljo Dervishi ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin. Në pamjet e siguruara nga TCH shihen familjarët dhe miqtë të mbledhur në banesën e 18-vjeçarit.


Si ndodhi ngjarja

Tre të miturit dhe 20-vjeçari Fensis Shehu, të cilët udhëtonin së bashku me një makinë “Volswagen Tiguan”, janë përplasur njëherë verbalisht me Dervishin dhe shokun e tij që ndodhej në timon, më pas makinat kanë ndaluar dhe ka nisur përplasja fizike, e cila ka degjeneruar me përdorimin e thikës, e cila i mori dhe jetën Dervishit. 

Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit. Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit.Polica ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç. /ZËRI

Poll

MOS HUMB