
TIRANË- 273 persona janë vënë në pranga në të gjithë vendin, për akuzën e shpërndarjes së drogave. Në një konferencë të përbashkët me ministrin Taulant Balla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.
Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku.
Ndërkohë ministri Taulant Balla u shpreh se gjatë këtij operacioni nuk ka pasur rrjedhje informacioni, gjë të cilën e konsideroi një sukses.
‘Nuk kemi pasur asnjë rrjedhje të informacionit. Numri i madh i urdhave të ndalimit nga prokuroria janë realizuar me sukses. Një pjesë e forcave të policisë janë në terren për të vijuar operacionin”, tha Balla.