Aktualitet

39-vjeçari kishte tatuazh emrin e shqiptares, çfarë deklaronte ai para se ta vriste

Ai kishte deklaruar se për të ishte "lumturi absolute" të kishte në krahë, Georgia Muratin.

f.t
39-vjeçari kishte tatuazh emrin e shqiptares, çfarë
Georgia Murati dhe partneri i saj

GREQI- Vrasja e shqiptares shtatzënë nga partneri ka tronditur Greqinë. Në detajet e reja të zbuluara pas krimit të rëndë, rezulton se 39-vjeçari i ka dedikuar edhe një tatuazh Georgia Muratit.

Në një foto që ai kishte postuar, duket emri i Gerogias në krahun e 39-vjeçarit. Në përshkrimin e imazhit ai tha se kjo ishte një mënyrë për ta "ngulitur" atë tek ai, "të ngulitur në zemrën e tij".

39-vjeçari kishte tatuazh emrin e shqiptares, çfarë
TATUAZHI

Më herët ai kishte deklaruar se për të ishte "lumturi absolute" të kishte në krahë, Georgia Muratin.

Shqiptarja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit./ZËRI

Poll

MOS HUMB