
BRITANI E MADHE- Një fermë e madhe kanabisi u zbulua nga Policia pasi një grup shqiptarësh u fut për ta grabitur shtëpinë e pabanuar në Gateshead. Sipas mediave britanike, shqiptarët Denis Loka, 22 vjeç, Marsel Tushollari, 42 vjeç, Kreshnik Xhaferi, 41 vjeç dhe Kristo Pocaj, 31 vjeç, shkuan në zonë më 29 nëntor, dhe u futën në banesën e pabanuar. Por një fqinj i vuri re dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe hynë në ambientet për të gjetur të pandehurit dhe zbuluan gjithashtu se banesa po përdorej si shtëpi bari, ku po rriteshin 200 bimë kanabisi.
Të katër shqiptarët u deklaruan fajtorë për vjedhje shtëpie të pabanuar, ku Loka, Tushollari dhe Xhaferi u dënuan me 15 muaj burgim, ndërsa Pocaj u dënua me 21 muaj burgim./ZËRI