
TIRANË- Në janar të vitit 2020, Viktor Imeraj kishte vetëm 1 muaj që kishte dalë nga burgu, por mesa duket koha që kishte kaluar në qeli nuk ia shkëputi lidhjet me botën e krimit apo dëshirën për ta lënë pas të shkuarën. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews", edhe pse kishte dalë, Imeraj kishte zhvilluar një bisedë me Emiljano Shullazin. Ky i fundit, i kërkonte ndihmë për eliminimin e një personi. Ishte fjala për Fatmir Hysenin, i njohur me nofkën "Doqja", punë për të cilën Imeraj kishte interes. I sapodalë nga burgu kishte siguruar një telefon me aplikacionin "SkyECC", ku edhe kontaktoi me Tesi Bashon, i cili ishte në burg. Mikut i kërkoi që t'i bashkohej në aksion për të ekzekutuar Hysenin, Durim Bamin që në bashkëpunim me grupin e drejtuar nga vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka kishin "dëmtuar" shumë Ervis Martinajn.
Fatmir Hyseni, i cili ishte kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i cili u vra në 14 shtator 2004 në Vlorë, kishin rrjetin e tyre. Në Vlorë njiheshin si kundërshtarë të të Viktor Imerajt dhe Edison Harizajt (Faqedjegurit). Ndaj edhe Imeraj ishte kontaktuar për të "kryer punën".
Bisedën e parë e bën Shullazi, por porosia ishte dhënë nga Ervis Martinaj, i cili më pasi hyn në komunikim përmes “SkyECC” me Viktor Imeraj. Asokohe ishin mundur të zbulonin se Hyseni qëndronte në dy baza të sigurta në Tiranë dhe Kamëz, por megjithatë Martinaj ishte ofruar që të paguante mbi 400 mijë euro për kokën e Fatmir Hysenit. Pasi kontaktoi me Imerajn, Shullazi i flet për planin edhe Tesilvian alias Tesi Bashos, i cili ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy punonjësve të seksit në Itali.
Por ishte kapur në vitin 2019. Ish-anëtari i bandës së Llanajve në Vlorë, së bashku me vëllanë e tij, Santilianon njihen si dy persona me rrezikshmëri të lartë dhe kanë precedentë të theksuar kriminalë të Shqipëri, pasi janë të përfshirë në kanosje, kërcënime dhe fushën e lëndëve narkotike. Por edhe pse në burg kishte pranuar që të gjente njerëz për të ekzekutuar Fatmir Hysenin dhe Durim Bamin. I pari nuk u gjet kurrë që të tentohej ekzekutimit, ndërsa për Durim Bamin pati një tentativë, e cila dështoi. Personat që Martinaj dërgoi për të eliminuar "të fortin" e Fushë Krujës, u zbulua se ishin: Marklen Haka, Albert Zaja dhe Tori Xheçuka. Megjithatë në momentin e fundit, Durim Bami manovroi me makinë duke iu shpëtuar plumbave që vetëm sa plagosën në krah kushëririn e tij. Që prej asaj kohe, emri i tij është përmendur vetëm si i dyshuar për ngjajre të tjera kriminale, por kurrë si shënjestër e një atentati./ZËRI