
Administrata 5 dite pushim
TIRANË- Dita e hënë do të jetë pushim për të gjithë punonjësit e administratës dhe shkollat.
Në këtë mënyrë për të gjithë punonjësit e administratës do të ketë një pushim 5 ditor, duke qenë se e marta dhe e mërkura përkojnë me festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
Dita e hënë që do të merret pushim do të zëvendësohet një të shtunë, brenda 3 muajve të parë të vitit të ardhshëm.
Vendimi i Këshillit të Ministrave është firmosur nga numri 2 i qeverisë Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i qeverise
Poll