Aktualitet

50-vjeçares shqiptare i merr jetën makineria e prerjes së mishit, skenën e sheh vajza e mitur

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, në dy vitet e fundit pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

E.K
50-vjeçares shqiptare i merr jetën makineria e prerjes së
Gruaja shqiptare

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një grua shqiptare, Ana, ka vdekur në vendin e punës. Mediat greke raportojnë se gruaja punonte në një fabrikë mishi ku pastronte makineritë. Në një moment gjatë punës së saj, 50-vjeçares shqiptare në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti.

Vajza është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar. Nënë e bij punonin së bashku në pastrim në mënyrë që të siguronin jetesën e tyre. Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, në dy vitet e fundit pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit, ndërkohë që po kqyren dhe pamjet filmike të biznesit për të parë sesi ka ndodhur vdekja e Anës.

Mbrëmjen e djeshme, nëna dhe vajza kishin nisur punën rreth orës 9 të mbrëmjes, dhe vetëm 60 minuta më vonë për familjen vjen lajmi i kobshëm se Ana kishte vdekur. /Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB