Aktualitet

'A e ke bllokun?'/ Roli i Gazmend Prengës në dosjen 'Beqaj', administratori mbante shënim çdo faturë

Prenga kishte komunikim të vazhdueshëm me Ermal Kurtulajn, biseda të kapura dhe nga SPAK që vërtetojnë dhe skemën e mashtrimit me faturat dhe pastrimin e parave nëpërmjet restorantëve, që ishin pjesë e rrjetit të pastrimit të parave

E.K
'A e ke bllokun?'/ Roli i Gazmend Prengës në dosjen
Ilir Beqaj

TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen hetimore në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku sqaron dhe rolet e bashkëpunëtorëve të tij, një prej të cilëve, Gazmend Prenga, administratori i “GZONA” restorant, me vendndodhje në Kalanë e Tiranës. Prenga kishte komunikim të vazhdueshëm me Ermal Kurtulajn, biseda të kapura dhe nga SPAK që vërtetojnë dhe skemën e mashtrimit me faturat dhe pastrimin e parave nëpërmjet restorantëve, që ishin pjesë e rrjetit të pastrimit të parave, që sipas SPAK drejtohej nga Ilir Beqaj nëpërmejt bashkëpunëtarit të tij Ermal Kurtulaj. 

'A e ke bllokun?'/ Roli i Gazmend Prengës në dosjen

SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle të imtësishme në pronat e tij, mjetin dhe kanë sekuestruar dokumente dhe materiale kompjuterike që mund të çojnë në zbardhjen e çështjes. Bisedat dhe takimet mes Prengës dhe Ermal Kurtulajt ishin më të shpeshta në fund të vitit ku dhe mbylleshin bilancet vjetore të bizneseve. Këtu rëndësinë më të madhe e marrin faturat e lëshuara në kuadër të veprimtarisë të SASPAC. Po ashtu, në një bisedë të datës 2 Dhjetor 2023, Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prengës flasin për disa “shënime”. Kurtulaj e pyet Prengën nëse e ka “bllokun” që mbajnë shënimet në lidhjet me llogaritë.

'A e ke bllokun?'/ Roli i Gazmend Prengës në dosjen

ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen e Prokurorisë evidentohet takimet që Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me qëllim lëshimin e faturave fiktive. Po ashu faktohet dhe njohja e vjetër që Kurtulaj ka pasur me ish-ministrin. Në një rast të evidentuar nga SPAK, Kurtulaj frynte vlerën e shpenzimeve të eventeve ku përfshihej dhe SASPAC, pjesë e grupit negociator të së cilës ishte dhe Beqaj me qëllim pastrimin e parave./ZËRI

Poll

MOS HUMB