Aktualitet

A ka ende rrezik pas shpërthimit? OSHEE shkëput energjinë elektrike në disa zona të Lushnjës

Për këtë shkak pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës

E.K
A ka ende rrezik pas shpërthimit? OSHEE shkëput energjinë
Stacioni

LUSHNJE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka ndërprerë energjinë në disa zona të Lushnjës për shkak të shpërthimit të regjistruar pasditën e kësaj të premteje, që la pas 2 viktima dhe 10 të plagosur. Raportohet se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë. Për këtë shkak pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.

Çfarë dimë deri më tani?

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Landi Verçani (Hoxha), ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pasi telat e tensionit të lartë janë këputur aksidentalisht nga një vinç dhe kanë rënë mbi depozitat e gazit, të cilat furnizonin disa biznese. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB