
FIER-Gjykata e Fierit ka vendosur "arrest me burg" për 63-vjeçarin, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare. Ngjarja është raportuar më datën 10 maj dhe në vijim të hetimeve është ekzekutuar urdhri për arrestimin e shtetasit me iniciale L. T. 63-vjeçari është ndaluar 14 ditë pasi, policia bëri me dije se shtetasi L.T., dyshohet se ka abuzuar me të renë. 63- vjeçari akuzohet për "marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura".
Njoftimi i policisë:
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se: Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg". Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura"./ZËRI