Aktualitet

Abuzoi seksualisht një vajzë në plazhet e Greqisë, shqiptari arrestohet pas 4 vitesh

Pas abuzimit, 52-vjeçari dyshohet se u largua nga Greqia, ndërsa hetimet vijuan për identifikimin e autorit.

M.K.
Abuzoi seksualisht një vajzë në plazhet e Greqisë, shqiptari
foto ilustruese

MAL I ZI- Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, katër vite pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë në një plazh të izoluar në Halkidiki, Greqi

Ngjarja, sipas mediave greke, ka ndodhur rreth katër vite më parë. Pas abuzimit, 52-vjeçari dyshohet se u largua nga Greqia, ndërsa hetimet vijuan për identifikimin e autorit. Fillimisht, viktima kishte identifikuar një person tjetër, ndaj të cilit më pas nuk u gjetën prova që ta lidhnin me ngjarjen.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë shqiptarin përmes analizave të ADN-së. Sipas raportimeve, një mostër e materialit gjenetik të tij, e marrë nga çarçafët në ambientin ku jetonte, është ekzaminuar në laborator dhe rezultati është përputhur me provat e mbledhura gjatë hetimit.

Pas identifikimit të tij, autoritetet greke kanë lëshuar një urdhër evropian arresti, me qëllim ndalimin e 52-vjeçarit nëse ai gjendej në një shtet tjetër dhe dorëzimin e tij te drejtësia greke.

I dyshuari, i cili më herët punonte si bari në zonën e Halkidikit, u lokalizua në Mal të Zi, ku edhe u arrestua. Tashmë pritet procedura për dorëzimin e tij te autoritetet greke, ndërsa ai do të përballet me akuzat për të cilat është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB