Aktualitet

Çadrat me vete! Reshje shiu e dëbore, parashikimi i motit për sot

Temperaturat parashikohen 5 deri 11°C në zonat malore

F.I
Çadrat me vete! Reshje shiu e dëbore, parashikimi i motit për
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri 8-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 15m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen 5 deri 11°C në zonat malore, 7 deri 16°C në zonat e ulëta dhe 8 deri 15°C në zonat bregdetare./ZËRI

Poll

MOS HUMB